Telegrafi

Sot në Maqedoni u organizua tryezë e rrumbullakët mbi sfidat dhe dilemat në sistemin e financimit të komunave

Sot në Shkup Ministria e Vetëqeverisjes organizoi një tryezë e rrumbullakët me temë ““Sfidat dhe dilemat në sistemin e financimit të kompetencave të komunave – ridefinimi i mënyrës dhe përcaktimi i kritereve për mjetet e dedikuara dhe bllok-dotacionet për komunat”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kët ngjarje morën pjesë edhe ministri i kulturës, Asaf Ademi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, kryetari i BNjVL-së dhe kryetar i Bashkisë së Shkupit, Petar Shilegov, kryetar të komunave, përfaqësues të ministrive dhe shumë ekspertë nga vendi dhe jashtë.

Në këtë ngjarje, të cilën e hapi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, u prezantuan dhe u diskutua për të dhënat nga analiza e kryer në konsultim me ministritë kompetente dhe komunat për mënyrën e financimit të kompetencave të komunave në sferat e arsimit fillor dhe të mesëm, kopshtet e fëmijëve, kulturë dhe mbrojtje nga zjarri, të financuara me bllok-dotacione nga buxheti qendror./Telegrafi/