Site icon Telegrafi

Sot në Maqedoni do të shënohet dita ndërkombëtare e kooperativave

Asociacioni i Maqedonisë i kooperativave bujqësore (AMKB) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të kooperativave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarjen e organizuar me këtë rast në MBPEU do ta hapë kryetari AMKB-së, Mende Ivanovski, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, si dhe përfaqësues nga delegacioni BE-së në Maqedoni.

Sipas MBPEU-së, në Maqedoni tani për tani janë regjistruar 39 kooperativa, ndërsa ky tip i bashkimit është një nga prioritetet e politikave agrare./Telegrafi/

Exit mobile version