Site icon Telegrafi

Sot në Maqedoni do të shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve

Sot në Maqedoni do të shënohet 20 nëntori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve, me çka do të organizohet aksion i dhurumit të gjakut në hapësirat e teatrit të komedisë, nga Kryqi i Kuq dhe disa iniciativa tjera qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje humanitare mes tjerash do të hapet edhe ekspozita me temë “Bëhu superhero”, të realizuara nga fëmijët me ndihmën e studentëve të fakultetit të artit.

“Edhe për kundër progresit të madh nga ana e fëmijëve që prej sjelljes së Konventës për të drejtat e fëmijëve në vitin 1989, të drejtat e shumë fëmijëve nga e gjithë bota çdo ditë po shkelen”, deklaruan nga zyra e UNICEF në Maqedoni.

Ata theksuan se pas ratifikimit të Konventës në Maqedoni, më pak fëmijë vdesin para moshës 5 vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version