Instituti për akreditim, sot nën moton ‘Akreditim: Sigurim i besimit në ndërtimtari dhe mjedisi i ndërtuar jetësor’ do ta shënojë Ditën botërore të akreditimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe i përfaqësuesve nga institucionet shkencore-arsimore, institucionet shëndetësore dhe të trupave për vlerësim të përshtatjes.
Në kuadër të shënimit do të promovohet Raporti vjetor për punën e Institutit për akreditim dhe do të dorëzohen çertifikata për trupat e akredituar dhe të riakredituar për vlerësim të përshtatjes në periudhën nga qershori i vitit 2016 deri në maj të 2017, njofton AIM. /Telegrafi/