Sot në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e punës, me çka tradicionalisht në botë festohet në nder të luftës së punëtorëve për përmirësimin e të drejtave të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatat sindikale paralajmërojnë aktivitetet e tyre me të cilën do të shënojnë këtë ditë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, siç thonë në komunikatë, këtë vit do t’i afirmojnë qëllimet dhe parimet dhe do të kërkojnë zbatimin e Protokollit për hapërimin social, i cili do të fokusohet në zhvillimin e mëtejshëm të dialogut social, zbatimin e marrëveshjeve kolektive në të gjitha nivelet, ngritjen e standardit jetësor, cilësinë e jetës, rritjen e rrogave, zbatimin e ‘pagë të barabartë për punë të të barabartë’, ratifikimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të punës, si dhe shumë pikave tjera.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
Të shtatët që u dënuan me vdekje. I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim. /Telegrafi/