Site icon Telegrafi

Sot në Maqedoni shënohet Dita botërore e turbekulozit

Nën moton ‘Të bashkuar për ta eliminuar turbekulozin-askush të mos harrohet’ sot në Maqedoni shënohet 24 Marsi-Dita botërore e turbekulozit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me atë rast do të mbahet konferencë për shtyp dhe tryezë e rrumbullakët në të cilën do të diskutojnë ekspertë dhe përfaqësues nga sektori qytetar të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këtë problematikë dhe japin kontribut në parandalimin dhe eliminimin e turbekulozit, njofton AIM.

Organizues janë Mekanizmi nacional koordinuez dhe Instituti për sëmundje të mushkërive me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes programeve të mbështetura nga Fondi global për luftë kundër HIV/SIDA, turbekulozit dhe malaries. /Telegrafi/

Exit mobile version