Telegrafi

Sot në Maqedoni ndahen çmimet ”8 shtatori”, asnjë shqiptar i dekoruar!

Në sallën për ngjarje të posaçme në Kuvendin e Maqedonisë në këto momente duhet të ndahet çmimi ”8 shtatori”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për pesë çmime. Një për vepër jetësore dhe katër çmime për arritje në sport për vitin 2017, që do të jepen sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve të sportit.

Fitues të këtyre çmimeve janë: Ivan Koçovski-çmim për vepër jetësore, Petar Belistojanovski-karate, Aleksandara Kocevski-not, Risto Magdinçev-hendboll dhe Gjokica Nikolovski-kajak.

Në mesin e të dekoruarve duket qartë se mungojnë shqiptarët. /Telegrafi/