Në akademinë e shkencave dhe arteve në Maqedoni, sot do të mbahet mbledhja e pestë për sëmundje të rralla në Evropën Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të bisedohet për zbulimet e reja në diagnostikë, terapinë e sëmundjeve të rralla, si dhe si të shfrytëzohen zbulimet molekulare për këto sëmundje.
Në këtë mbledhje është paralajmëruar edhe prezenca e Maja Ivanov, gruaja e presidentit të Maqedonisë, gruaja e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe drejtoresha e Qendrës Univerzitare për Fëmijë në Shkup, Aspazija Sofijanova./Telegrafi/