Telegrafi

Sot në Maqedoni fillon vaksinimi i fëmijëve

Sot në Maqedoninë e Veriut do të fillojë vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 deri në 16 vjeç me vaksinën “Pfizer”.

Vaksinimi i tyre do të bëhet vetëm me prani të prindërve të cilët paraprakisht i kanë paraqitur në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë paraqitur rreth 1.800 persona.

Vaksinimi i të rinjve bëhet përmes terminëve të caktuara, derisa për qytetarët e tjerë të cilët do të vaksinohen në terren tanimë nuk është i nevojshëm termin paraprak.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoni janë aplikuar mbi 700 mijë vaksina, ndërsa afër 300 mijë qytetarë kanë pranuar dy doza të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/