Telegrafi

Sot në Maqedoni fillon trajnimi për efikasitet energjetik

Me trajnim për mënyrat dhe mundësitë e identifikimit, përgatitjes dhe realizimit të masave për efikasitet energjetik, Ministria e ekonomisë do të argumentojë mundësitë për kursim të energjisë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajnimi që fillon sot është pjesë e kampanjës ”Zhvillimi i ekonomisë së qëndrueshme energjetike konkuruese – EQEK” të Ministrisë së ekonomiksë.

Projekti do të zbatohet nga Qendra për efikasitet energjetik MACEF, kurse trajnimi është i synuar për persona teknik përgjegjës për punët e tanishme dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në departamente prodhuese dhe objekte nën kompetencë të ndërmarrjeve./Telegrafi/