Telegrafi

Sot në Maqedoni 15 të vdekur nga COVID-19, pacienti më i ri 41 vjet

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 pacientë.

Sipas njoftimit, pacienti i më i ri është 41 vjeçar. Shtatë prej pacientëve të vdekur janë nga Shkupi (76, 63, 84, 82, 75, 80 dhe 85 vjet), tre nga Velesi (41, 86 dhe 57) dy nga Gjevgjelia (60 dhe 51 vjet), një nga Dellçeva (70), një nga Dellçeva (59) dhe një nga Ohri (87), njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në Maqedoni, 628 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 531 pacientë të shëruar. Prej tyre pjesa më e madhe janë nga Shkupi 281 dhe nga qytetet tjera.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 28.827, ku prej tyre 19.479 janë shëruar dhe 949 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 7.399./Telegrafi/