Telegrafi

Sot në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të garojë notarja Hana Beiqi

Sot do të garojë edhe notarja Hana Beiqi, e cila në moshën 15-vjeçare do ta bëjë debutimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Beiqi do ta sfidojë vetën në 50 metra stil i lirë dhe është garuesja e fundit e Kosovës në Paris 2024.

Mbetet të shihet nëse sportistja e re do të arrijë të kalojë tutje në fazat e tjera, por duke e parë konkurrencën pritet të jetë e vështirë.

Garat ku merr pjesë Hana Beiqi do të nisin nga ora 11:00. Notarja merr pjesë në Paris 2024 me ftesë të Komitetit Olimpik Botëror.

Kosova deri më tani ka siguruar dy medalje, të dyja nga xhudo, një të argjendtë dhe një të bronztë./Telegrafi/