Site icon Telegrafi

Sot në Kuvendin e RMV-së fillon debati për ndryshimet kushtetuese

Sot në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon procedura parlamentare për futjen e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutën e RMV-së.

Komisioni kryesohet nga kryetari Talat Xhaferi, dhe debati pritet të zgjasë dhjetë ditë pune. Xhaferi tashmë ka caktuar seancën plenare për të votuar mbi nevojën e hapjes së Kushtetutës, më 18 gusht.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot do të marrin pjesë edhe në punën e Komisionit, por sipas kryetarit të partisë Hristijan Mickoski, kjo nuk do të thotë se ka ndryshim të qëndrimit të kësaj partie për ndryshimet kushtetuese.

“Do të jemi atje dhe kur pika të vihet në rendin e ditës, anëtarët e koalicionit të kryesuar nga OBRM-PDUKM do të votojnë kundër. Kështu do të jetë edhe në mbledhje”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Sipas Mickoskit, nëse qeveria do të gjejë të paktën një deputet të opozitës që do të votonte për të, do të mund ta kishte ndërruar atë tashmë nga pozita e kryetarit në parti, por nuk arriti ta bënte këtë.

Nga LSDM akuzuan Mickoskin se është në anën e kundërt të interesave shtetërore dhe kombëtare.

 

Exit mobile version