Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot organizon debat publik për propozim-ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe propozim-ligjin për agjencinë teknike-operative.
Këto ligje janë një nga tre shtyllat në procesin e reformave, të cilët Qeveria duhet t’i zbatojë për të përmbushur rekomandimet e Priebes, së bashku me reformat në gjyqësi dhe administratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parashihet që OTA të fillojë me punë në nëntor të vitit 2018, ndërsa deri atëherë prej më 1 qershor të vitit të kaluar, për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve dhe keqpërdorimeve eventuale përkujdeset një oficer special, së bashku me ekipin e tij.
Në diskutimin publik pritet të marrin pjesë përfaqësues të disa organizatave dhe institucioneve./Telegrafi/