Në njëvjetorin e vrasjes së dhjetë personave në Kumanovë, sot në Prishtinë, do të mbahet akademi përkujtimore, e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.
10 të rënët në Betejën e Kumanovës janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi.
Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar u zhvillua konflikti mes policisë së Maqedonisë dhe grupit të armatosur që njihet si ”Grupi i Kumanovës”.
Nga ky aksion mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror ku figuron edhe një shqiptar i vrarë, Isamedin Osmani, ndërsa nga grupi shqiptar i armatosur mbetën të vrarë 11 persona, të cilët ishin të udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët thuhet se janë vrarë pas dorëzimit.
29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.