Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek gratë për shfrytëzimin e të drejtës së tyre të votës, sot në Kërçovë u mbajt diskutim ku morën pjesë gra nga e gjithë komuna. Kjo ishte tribuna e tretë në kuadër të projektit “Vota jote – e drejta jote”, ku në dy takimet e para, gratë nga Komuna e Osllomejës dhe Zajazit u njoftuan me të drejtat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tribunën e sotme para të pranishmëve ligjerata mbajti profesori i të drejtës ndërkombëtare Bekim Kadriu dhe kryetarja e formumit të gruas nga Kumanova Ferdese Sulejmani.
Koordinatorët e këtij takimi theksuan është arritur qëllimi i me tribunën e sotme për të përmbyllur projektin “Vota jote – e drejta jote”./Telegrafi/