Ajaxi ka shënuar më shumë se sa Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain në të gjitha garat.
Sulmuesit e tyre i kanë shënuar 160, prej tyre 111 në Eredivisie, 32 në Ligën e Kampionëve dhe 17 në Kupën KNVB.
Sot ata do të përballen me Tottenhamin, ku e kërkojnë finalen e Ligës së Kampionëve.
“Duam të luajmë futboll të bukur dhe atraktiv”.
“Një stil që do ta bënte Johan Cruyffin krenar nëse do të na shikonte”, thotë Edwin van der Sar.
Sulmuesi Dusan Tadic që kaloi nga Southampton te Ajax këtë verë ka gjetur portën 34 herë, ndërsa ka asistuar 21 herë, duke marr pjesë në 55 gola.
Ai nga trajner Erik Ten Hag përdoret si një ‘nëntë false’.
Ziyech dhe Huntelaar kanë shënuar nga 20 gola vijnë pas tij. /Telegrafi/