Site icon Telegrafi

Mbahet seminari me temën “Përshtatja Kushtetuese dhe Reformat në Drejtësi – Rasti i Kosovës dhe Shqipërisë”

Në Fakultetin Juridik është mbajtur seminari me temën “Përshtatja Kushtetuese dhe Reformat në
Drejtësi – Rasti i Kosovës dhe Shqipërisë” në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës në Republikën e
Shqipërisë.

Profesori Haxhi Gashi i cili edhe e hapi seminarin ka potencuar domosdoshmërinë e reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe se aktivitetet e tilla si ky seminar I kontribuojnë këtij procesi.

Sipas një njoftimi, në këtë seminar paraqitën kumtesat e tyre profesorët Gjylieta Mushkolaj, Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi, Visar Morina dhe Albert Rakipi.

Në fund të kumtesave, të interesuarit patë rast të japin komentet e tyre dhe të kërkojnë përgjigje në çështjet konkrete të interesit kërkojnë përgjigje në çështjet konkrete të interesit. /Telegrafi/

Exit mobile version