Nën organizim të Lidhjes së Matematicientëve të Maqedonisë, në Dibër është mbajtuar garë rajonele në lëndën e matematikës për nxënës të shkollave të mesme. Gara është mbajtur në hapësirat e gjimnazit të Dibrës, ku morën pjesë 72 nxënës, nga shkollat private dhe shtetërore të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Ohrit dhe Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rezultat më të mirë nga nxënësit e vitit të parë tregoi nxënësja Angella Boshevska nga Struga, nga viti i dytë më e mirë ishte Teona Nikollovska nga Gostivari dhe nga viti i tretë më e suksesshme ishte Liljana Mihajlloska nga Gostivari. Të gjitha këto nxënëse janë nga shkolla “Jahja Kemal”, ndërsa nga viti i katërt më i suksesshëm ishte Naum Dimitrievski nga shkolla “Ibrahim Temo” nga Struga”, informoi Zoran Misalevski nga Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë./Telegrafi/