Bisedimet për kodin telefonik shtetëror të Kosovës do të vazhdojnë sot në Bruksel. Ministrja Edita Tahiri ka thënë se procesi i bisedimeve do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383.
Sipas një komunikate nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit të Ministrisë pa Protofol, në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel më 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.
“Takimi në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr Evropian”, thuhet në komunikatë.
Para nisjes për Bruksel, ministrja Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës.
Në delegacion do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-së.