Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri sot në Bruksel do të ketë takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë dhe telekomit të cilat kanë hyrë në fazën e aprovimit të planeve aksionale, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit në këto fusha.
Sipas një njoftimi për media që e kanë dërguar Qeveria e Kosovës thuhet se udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, në agjendën e kësaj vizite ka të parapara takime për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjes për mbledhjen e të hyrave doganore në dy pikë kalimet kufitare të pjesës veriore të Republikës së Kosovës.
Delegacioni kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. /Telegrafi/