Site icon Telegrafi

Sot në Bruksel bisedimet Kosovë –Serbi për Sigurimet

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të marrë sot pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve, që do të mbahet në Bruksel.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga BE dhe Këshilli i Byrove Evropiane do të diskutohet për aspektet teknike të zbatimit të Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 23 qershor në Bruksel në prani të Kryeministrave të dy vendeve atij të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini.

Kjo Marrëveshje ishte paraparë të hyjë në fuqi me datë 24 korrik, gjë për të cilën institucionet e Kosovës kishin bërë përgatitjet e nevojshme.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për të gjitha aspektet teknike të përgatitjeve për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues dhe për të cilën të dyja palët do të raportojnë për përgatitjet e duhura. Është qëndrim i delegacionit të Republikës së Kosovës që Marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet tërësisht sa më parë që është e mundur dhe jo më larg se 10 gushti i vitit 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version