Në Berovë sot në mëngjes ka qenë shumë ftohtë, tre gradë, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Dojran 12 gradë.
Siç kumtoi DPHM, deri në orën 8:30 janë matur katër gradë në Lazaropolë, 6 në Strumicë dhe Manastir, 7 në Hanet e Mavrovës, Tetovë, Pretor, Kriva Pallankë, Prilep dhe Shkup-Petrovec, 8 në Shtip, Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi. 9 në Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, si dhe 10 në Krushevë, Vinicë dhe Gjevgjeli.
Sipas DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth mesditës dhe pasdites do të ketë rritje lokale të vranësira e ndjekur nga shfaqja e reshjeve afatshkurtra të shiut. Do të fryjë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri në 26 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Rreth mesditës vranësirat kohë pas kohe do të rriten dhe në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.