Siç ndodh çdo vit, edhe këtë vit, në javën e fundit të tetorit – në të cilën edhe gjendemi – ka ndodhur ndryshimi i orës.
Kështu, sot, e diel (29 tetor) ka ndodhur tashmë ndryshimi i orës duke bërë që akrepat të kthehen 60 minuta prapa.
Thënë më qartë, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës kanë lëvizur një orë prapa, gjegjësisht në orën 02:00.
Ndryshe, ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.
Në Evropë vitin e kaluar është përmendur si ide që të mos ketë fare “ndryshim të orës”, megjithatë nuk ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim. /Telegrafi/