Telegrafi

Sot nderohen të gjithë dëshmorët e Hasit

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone.

Kjo javë mbyllet sot me një akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit.

Akademia do të mbahet në ora 17:00 në ambientet e Shkollës Fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë.

Duke qenë se sot është 21 vjetori i rëniës heroike të Haxhi Hotit, i njohur si Komandant Lleshi, fillimisht në ora 14:00 do të bëhen homazhe tek varri i heroit të kombit Hoti.