Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të titullit “Krenaria e kombit shqiptar” për ambasadorin William Walker.
Ceremonia do të mbahet në ndërtesën e Komunës së Deçanit, në ora 13:00. Titulli ndahet nga dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan.
Ndryshe, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, masakrën e Reçakut e quajti krim kundër njerëzimit, duke sensibilizuar kështu faktorin ndërkombëtar e që pasoi me ndërhyrjen e NATO-s.