Site icon Telegrafi

Sot myslimanët filluan agjërimin e Ramazanit

Miliona myslimanë nëpër botë e kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit.

Autoritetet në Arabi Saudite, vendi prej nga Islami e ka origjinën, kanë njoftuar se hëna e re e Ramazanit është vënë re mbrëmjen e djeshme, dhe se muaji i Ramazanit fillon pikërisht aty.

Njoftime të ngjashme janë bërë edhe në Indonezi, vendi më i populluar në botë me myslimanë, si dhe në Egjipt, Jordani, Katar, Afganistan dhe vende të tjera, transmeton Rel. Myslimanët e përcjellin kalendarin hënor përmes një metodologjie të vëzhgimit të hënës dhe për këtë shkak disa shtete e fillojnë Ramazanin një ditë apo dy më vonë.

Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh. Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor.

Exit mobile version