Site icon Telegrafi

Sot mund të udhëtoni falas me trafikun urban dhe biçikletat publike

Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë ata që duan do të mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e trafikut urban në Prishtinë.

Përveç, trafikut urban, sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës, edhe ata që janë regjistruar në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, mund ti përdorin biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version