Site icon Telegrafi

Sot, mund të ishim dëshmitar të një prej tragjedive më të mëdha në NBA (Foto)

Sep 25, 2017; Oklahoma City, OK, USA; Oklahoma City Thunder forward Carmelo Anthony (7) poses for photos during the Oklahoma City Thunder Media Day at Chesapeake Energy Arena. Mandatory Credit: Mark D. Smith-USA TODAY Sports ORG XMIT: USATSI-363579 ORIG FILE ID: 20170925_kek_ax3_068.JPG

Sot, bota mund të ishte dëshmitare e një prej tragjedive më të mëdha botërore të sportit.

Oklahoma City Thunder ka pësuar humbje në ndeshjen e orëve të para të ditës së sotme kundër Minnesota Timberwolwes me rezultat 119-116.

Por, gjatë rikthimit të basketbollistëve për në Oklahoma, aeroplani që barte lojtarët është goditur nga një zog, i cili për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Hunda e aeroplanit është shtypur teksa ishte në një lartësi prej 9144 metra lartësi, por të cilën gjë nuk e kanë ditur basketbollistët e klubit amerikan.

“Çfarë ka mundur të na godas në qiell gjatë mbrëmjes? Të gjithë janë të sigurt”, shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale të Twitterit, Carmelo Anthony.

“Mendoj se kemi goditur diçka? 9144 metra lartësi”, shkroi në Twitter, Josh Huestis.

Ndryshe, në takimet e mbrëmshme ka ndodhur edhe një incident mes dy basketbollistëve amerikan, ku janë kacafytur Draymond Green i Golden State dhe Bradley Beal i Washingtonit. /Telegrafi/

Exit mobile version