Moti do të dominohet sot në Shqipëri me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin duke gjeneruar shira fillimisht në Perëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave dhe shirave me intensitet të dobët deri mesatar në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet në mesditë si pasojë e vranësirave të dendura dhe reshjeve.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 4 ballë. /Telegrafi/