Telegrafi

Sot, mot i ndryshueshëm – diku mund të ketë edhe shi

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët dhe lokalisht mesatare.

Po sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalët e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. /Telegrafi/