Telegrafi

Sot, mot me diell

Mot me diell dhe pa të reshura do të mbajë sot në gjithë Kosovën.

Sipas Institutit Hideomteroelogjik të Kosovës, pas mëngjesit relativisht të ftohtë, ku temperaturat minimale lëvizën ndërmjet 3-5 gradë Celsius, maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryje erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare“, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjajshem do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjajshme.