Site icon Telegrafi

Sot miqësorja Kosova – Guiena Ekuatoriale

Ekspedita e përfaqësues sonë, ka disa ditë që është grumbulluar për këtë ndeshje, transmeton KosovaPress.

Përzgjedhësi Albert Bunajku dhe të ftuarit e tij, dje kanë mbajtur seancën e fundit para përballjes me Guninena, ndeshje kjo që nga konsiderohet një sfidë atraktive për përfaqësuesen tonë.

Tekniku i përfaqësues sonë, thotë se përballja me Guinean nuk do të jetë sfidë e lehtë, sepse sipas tij, Guinea është skuadër mjaft e fortë. Bunajku thotë se kjo miqësore është test i mirë për lojtarët e rinj që janë ftuar për herë të parë në përfaqësuesen tonë.

“Atmosfera është shumë e mirë, kemi mbajtur totalisht tri ushtrime dhe nuk kemi lëndime te grupi, të gjithë janë në dispozicion. Pres një lojë të fortë, shumë të fortë duke e pasur parasysh se Guinea është një kombinim më shumë spanjoll, nuk është tipik afrikanë më topa të gjatë, por luajnà « edhe më kombinime, janë kreative, kanë disa lojtarë që tashmë e shumë vite luajnë bashkë, por ne është një mundësi shumë e mirë që t’i testojmë edhe disa lojtarë që i kemi marrë e të cilët më herët nuk kanë pasur hapësirë dhe se kam biseduar më ta se vendimi nuk merret vetëm më një testim dhe do të shohim se kemi edhe lojëra të tjera”, ka pohuar Bunjaku.

Miqësorja mes Kosovës dhe Guineas nis në orën 16:00.  /Telegrafi/

Exit mobile version