Telegrafi

Sot mësohen emrat e finalistëve të Kupës së Kosovës në futboll

Sot do të zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli, i cili po lufton për titullin e kampionit të Superligës, do të jetë nikoqir i skuadrës që po lufton për mbijetesë, Ballkani.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë, Nikeli nuk gaboi dhe fitoi si mysafir i therandasve me rezultat 1-2.

Lexo po ashtu Feronikeli nuk gabon në udhëtim te Ballkani, fiton ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës

Ndërkohë, Trepça ’89 është një hap larg arritjes në finale pasi ka triumfuar në takimin e parë me rezultat të thellë prej 4-0 kundër Vëllzanimit në Gjakovë.

Ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin Riza Lushta të qytetit të Mitrovicës.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 15:30 dhe do të transmetohen nga Super Sport Kosova.

Lexo po ashtu Trepça ’89 fiton bindshëm në Gjakovë, bën hap të madh drejt finales

Ndryshe, fitues aktual i kësaj gare është Prishtina, e cila në finale fitoi në saje të penalltive kundër Vëllaznimit. /Telegrafi/