Sot, më 7 nëntor, në orën 16:00, mbyllet konkursi i hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Drejtor të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.
Ky konkurs është shpallur nga KQZ-ja pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 përzgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256.
Të gjitha të dhënat për këtë konkurs janë publikuar në faqen e KQZ-së: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/. /Telegrafi/