Site icon Telegrafi

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në takimin e radhës për të diskutuar për pesë pikat e rendit në agjendë.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor mbi debatin parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Ky është rendi i ditës i Kryesisë së Kuvendit:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:
  1. Caktimi i datës për vazhdimin e Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor 2018:
  1. Përgatitjet për seancë plenare të radhë:
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Exit mobile version