Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, pritet të mblidhet sot për të diskutuar situatën me pandeminë COVID-19. Mbledhja e Komitetit mbahet në ora 11:00.
Ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve në vend.
IKSHPK një ditë më parë ka raportuar për 568 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka filluar procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër coronavirusit. /Telegrafi/