Sot Grupi i punës duhet të mblidhet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga ana e katër partive më të mëdha parlamentare në lidhje me Njësit zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grupi punues i përbërë nga koordinatorët e partisë, nënkryetarët e Kuvendit, do të kërkojnë një zgjidhje për votuesit e tepërt në njësinë zgjedhore 6-të.
PDSH-ja ka deklaruar se pragun prej plus-minus votues nuk duhet të kalojë një përqind dhe jo si tani pesë. Mundësi e dytë është plotësisht ndryshimi i kufijve në mes 3-t dhe njësisë 6-të me pragun e lejuar të votuesve ku ndryshimi ishte për 10%.
Qëndrimi i OBRM-PDUKM mbetet i pandryshuar. Duhet të reagohet vetëm për zonën e 6-të për shkak se për ndryshime të mëdha nuk ka kohë, kurse Ligji duhet të mbrohet.
Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në zonën e 6-të ka 310,721 votues dhe ka devijim prej 5.28%. /Telegrafi/