Telegrafi

Sot mbajnë mbledhje shtatë komisione parlamentare

Shtatë komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvendin e Kosovës.

Mbledhje do të mbajnë Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie.

Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për integrime evropiane, ku do të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrsisë, Besim Beqaj do të raportojë para Komisionit për Arsim.

Po ashtu mbledhje do të mbajnë Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhet formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare, pastaj Komisioni për Buxhet dhe Financa, si dhe Komisioni për Legjislacion dhe Mandate, ku sërish do të raportojë ministri i Drejtësisë.