Dy komisione parlamentare sot do të mbajnë mbledhje, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky Komision do të mblidhet në orën 10:00.
Ndërkaq, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022.
Ky Komision mban mbledhjen po ashtu në orën 10:00. /Telegrafi/