Telegrafi

Sot, mbledhje komemorative dhe varrimi i aktorit Art Kurti

I lindur më 28 dhjetor të vitit 1995 në Gjakovë, aktori i njohur Art Kurti do të bëhej një emër mjaft i njohur në fushën e artit.

Në vitin 2017 ai u paraqit në hit serialin vendor, “O Sa Mirë”, ku luante rolin e një studenti nga Gjakova.

Art Kurti u gjet i vdekur më 24 prill të vitit 2018, në veturën e tij në fshatin Goden, në rrethana të dyshimta.

” Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë ju njoftojmë që nesër e mërkurë, datë 25.04.2018 me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Art Kurti, Komuna e Gjakovës do të mbajë mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 15:30.
Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30.Ndërkaq varrimi i të ndjerit, do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t” (në magjistralen Gjakovë-Prizren)”, shkruan në njoftimin e Komunës së Gjakovës

Ai u gjet i vdekur gjatë ditës së djeshme, kurse policia dyshon se ka kryer vetëvrasje.

Lexo po ashtu Kush ishte Art Kurti - aktori dhe aktivisti nga Gjakova që u nda nga jeta në moshë të hershme

Kurti përveç aktor, ishte po ashtu edhe këshilltar për të rinj i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini. /Telegrafi/