Site icon Telegrafi

Sot mbledhja se përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të mbajnë sot mbledhjen e dytë të përbashkët të qeverive përkatëse.

Takimi do të zhvillohet në Podgoricë, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Dy kabinetet do të takohen rreth orës 10:30 dhe më pas do të mbajnë seancën e përbashkët. Në orën 13:00 do të nënshkruhet një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të këtij takimi, që është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, raporton A2 CNN.

Gjithashtu, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje e memorandume në fusha si energjia, peshkimi, mbrojtja e shëndetësia, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj.

Më pas, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version