Site icon Telegrafi

Sot mbledhja e qeverisë së Shqipërisë në Shkodër, çfarë pritet të diskutohet?

Arki

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e qeverisë në qytetin e Shkodrës ku të pranishëm do të jenë edhe kryebashkiakët.

Sipas burimeve të Euronews Albania, punimet do të nisin në orën 09:30 dhe do të përfundojnë në orën 18:30, me fjalën e Ramës në mbyllje.

Në mbledhjen e sotme do të zhvillohen 9 tryeza të hapura me bashkëbisedues anëtarë të qeverisë, kryetarë të bashkive dhe drejtues të agjencive.

Do të bëhet analizë për Burimet Njerëzore, analiza Financiare, analiza e Shërbimeve dhe mbi Projektet e BE.

Temat mbi të cilat do të diskutohet janë Shëndetësia, Bujqësia, Arsimi, Mjedisi, Siguria, Financat, Infrastruktura, Pronat dhe Burimet Njerëzore.

Do të ketë propozime për zgjidhje të problematikave të hasura në këto fusha mbi të cilat do të flitet.

 

Exit mobile version