Site icon Telegrafi

Sot mbaron kontrolli i të dhënave dhe paraqitja e emigrantëve për referendum

Sot në mesnatë mbaron afati i kontrollit publik të listës zgjedhore dhe paraqitja e emigrantëve për votim në referendum më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri sot janë paraqitur 2.060 qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Siç theksojnë nga KSHZ, nga të paraqiturit, 2019 janë pranuar, 38 janë refuzuar, ndërsa të paraqiturit tjerë janë përpunim të të dhënave.

Numri më i madh i të paraqiturve janë nga Lubjana-172, Londra-114, Toronto-111, Kanbera-88. Numri më i vogël i të paraqiturve deri më tani është në Kiev dhe Prishtinë me nga një paraqitje.

Votimi për referendumin jashtë shtetit do të bëhet më 29 shtator.

Ndërsa brenda shtetit kontroll të të dhënave në KSHZ deri më 21 gusht kanë bërë gjithsej 4.466 qytetarë. Numri më i madh i qytetarëve kontroll të të dhënave kanë bërë në Manastir-428, Strumicë-420, Karposh-375, Radovish-240 dhe Ohër-235. /Telegrafi/

Exit mobile version