Sot skadon afati për ripërtëritje të dokumentacionit për realizim të të drejtave nga fusha e mbrojtjes sociale. Nga MPPS-Maqedoni bëjnë thirrje të gjithë të cilët deri më tani nuk e kanë bërë kët, të drejtohen në qendrat më të afërta për mbrojtje sociale dhe të paraqiten, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të interesuarit me vete duhet të sjellin letërnjoftimin dhe të japin deklaratë për pajtueshmëri për shfrytëzimin e të dhënave të tyre personale në procedurën për realizim të këtyre të drejtave.
Procedura e dokumentacionit ka filluar më 19 dhjetor 2016, ku edhe vitin e kaluar u regjistruan 27 mijë shfrytëzues të të drejtave për mbrojtje sociale.
Në rrjedhë është ripërtëritja e dokumentacionit për të drejtat e fëmijëve, përkatësisht shtesa e posaçme për fëmijë, shtesa e fëmijëve dhe shtesa e prindërve për fëmijë të tretë dhe të katërt. Regjistrimi do të zgjasë deri më 31 mars të këtij viti. Vitin e kaluar, të drejtën shtesë të prindërve për fëmijën e tretë e kanë realizuar 23.246 shfrytëzues, kurse për të katërtin 814. /Telegrafi/