Site icon Telegrafi

Sot mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare në kuvendin e Maqedonisë

Në kuvendin e Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhjet e radhës komisioni për arsim, shkencë dhe sport dhe komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në komisionin për arsim, shkencë dhe sport do të diskutohet për Propozim-ligjin për punësimin në institucionet publike të 100 studentëve më të suksesshëm të diplomuar në pesë universitetet më cilësore publike, në leximin e parë.

Ndërkaq, në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së detyrës publike, qasjes në dokumente dhe publikimit të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, në lexim të parë./Telegrafi/

Exit mobile version