Site icon Telegrafi

Në Tiranë mbahet tubimi i Metës kundër ‘grushtit të shtetit’

Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e kreut të shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.

Lexo po ashtu Meta publikon videon e 30 viteve më parë: Kurrë nuk e mendoja që do vinte kjo ditë

Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shteti” nga shumica.

Meta e ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetute. /TCH/

Exit mobile version