Në të gjithë shkollat e mesme në Maqedoni sot mbahet testimi ekstern dhe matura shtetërore për shqip, maqedonisht dhe turqisht, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për testimin ekstern në gjuhën shqipe janë paraqitur 5.424 kandidat, 10.730 në gjuhën maqedone dhe 428 janë paraqit në gjuhën turke.
Qendra shtetëre për testim njoftoi se këtë vit do të testohen gjithësejt 16.859 nxënës të shkollave të mesme. 8.729 janë nga gjimnazet e Maqedonisë dhe 7.866 nga shkollat e mesme profesionale. Vetëm 264 janë nga shkollat e mesme për art./Telegrafi/