Site icon Telegrafi

Sot mbahet takimi i thirrur nga Veseli për koordinim rreth dialogut

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00, orë e njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë.

Deklarata e plotë e Veselit:

Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të Dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Si Kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV.

Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE.

Exit mobile version