Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim më kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, ky takim mbahet me iniciativë të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe mbështetet nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në këtë konferencë do të marrim pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, kryetarët e komunave dhe zyrtarë të lartë vendor ndërkombëtarë.